Ish kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndodhet në Washington, ku zhvillohet Forumi i IDU- Aleanca botërore e partive të qendrës së djathtë.
Ai ka shpërndarë një njoftim në rrjetet sociale ku prezanton takimet e rëndësishme.
Postimi i tij:
🇦🇱🇺🇸 Kënaqësi të bisedoja sot në forumin e IDU në Washington – Aleancës botërore të partive të qendrës së djathtë, me Kryetarin e IDU Stephen Harper, kongresmen-in amerikan Dan Crenshaw, Dr. Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit të Përhershëm për Punë të Jashtme në IDU dhe ish-ministrin e Çështjeve Europiane të Republikës së Irlandës Dara Murphy.
Shqipëria është e bekuar me miqtë e saj, rruga europiane dhe euroatlantike e Shqipërisë është e pakthyeshme dhe e patjetërsueshme.



