Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu iu është bashkuar reagimeve në lidhje me incidentin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës së djeshme të opozitës.
Në një intervistë për Euronews Albania Majlinda Bregu dënoi dhunën ndaj Berishës.
“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta”, u shpreh ajo.

