Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme jashtë ambienteve të Parlamentit ku një person ka dashur të parkojë makinën e tij brenda oborrit të Kuvendit.
Policia bën me dije se shtetasi Mariglen Mujo Berisha, 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.
Menjëherë ai është ndaluar nga rojet dhe është shoqëruar drejt komisariatit, ndërkohë dyshohet se personi në fjalë gjatë kohëve të fundit kurohet me ilaçe depresioni.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.12.2022, te Parlamenti, shtetasi M. B., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka dëmtuar traun e hyrjes në Parlament.
32-vjeçari është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

