Drejtoresha e BERZH për Europën Qendrore dhe Juglindore Charlotte Ruhe ka mbërritur në Tiranë dhe është pritur nga ministrja e financave Delina Ibrahimaj.
Lajmin e bën me dije vetë Ibrahimaj me një status në rrjetet sociale.
Bashkëpunimi mes dy institucioneve tona do të vijojë të jetë i rëndësishëm në drejtim të projekteve të përbashkëta, me fokus sektorët prioritarë, si : energjia, transporti, bujqësia, turizmi dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, shkruan ajo.
Postimi:
🏦Prita në një takim Drejtoren e BERZH për Europën Qendrore dhe Juglindore Charlotte Ruhe.
📝Bashkëpunimi mes dy institucioneve tona do të vijojë të jetë i rëndësishëm në drejtim të projekteve të përbashkëta, me fokus sektorët prioritarë, si : energjia, transporti, bujqësia, turizmi dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.
🇦🇱Shqipëria, sikundër u konfirmua edhe gjatë Satimit BE – Ballkani Perëndimor është e angazhuar në zbatimin e Agjendës së Gjelbër dhe Digjitale e cila do të ndihmojë në forcimin e ekonomisë, në realizimin e investime më moderne dhe të fokusuar te njerëzit.
♻️✳️Gjithashtu do të vijojmë punën në drejtim të veprimeve të përbashkëta për çështjet klimaterike dhe zgjidhjet që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.

