1990-8 DHJETOR- 2022
8 Dhjetori është dita e guximit dhe kurajos së brezit studentor të viteve të ’90-ta.
Është dita e bashkimit dhe solidaritetit mes rinisë, intelektualëve të kohës dhe qytetarëve të Tiranës.
Dita kur nisi beteja paqësore për rrëzimin e diktaturës komuniste.
Ne patëm fatin të ishim protagonist të atyre ngjarjeve epokale që shëmben një regjim gjakatar dhe vëndosën pluralizmin politik, pronën private, lirinë e lëvizjes dhe të besimit. Fatkeqësisht pas 32-sh tranzicion është rikthyer monizmi total .
Edi Rama në krye të sektit rilindas, sekt bastard i fëmijëve të bllokut të atëhershëm ka uzurpuar të gjitha pushtetet në Shqipëri.
Në këtë 32 Vjetor të Lëvizjes Studentore ne do të jemi prapë bashkë, po aq të vendosur për tja shkurtuar ditët regjimit të sektit bastard që kanë ndërtuar bijt dhe bijat e bllokut komunist.


