NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    9 hours ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    15 hours ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    16 hours ago
    Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
    16 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Xhevat MUSTAFA/ Deri kur Prishtinës presione e Beogradit “përkëdheli”???!!!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
Kryesore Politikë
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
Kryesore Politikë
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Xhevat MUSTAFA/ Deri kur Prishtinës presione e Beogradit “përkëdheli”???!!!

Neutrale
Last updated: 2022/12/06 at 8:39 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në edicionin serbisht, më 1 dhjetor 2022, i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se “institucionet e Kosovës qytetarëve serbe duhet t’u ofrojnë mbrojtje dhe t’u lejojnë të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë…”, thua se nuk është në dijeni se ata deri më sot po gëzojnë të drejta e liri, edhe me doza privilegjimi të tepruar e jo ligjërisht të pastër, edhe më shumë se vetë shqiptarët në Kosovë. Në vijim ai kalon në formë dhe ton urdhërues duke iu drejtuar Albin Kurtit dhe qeverisë së tij: “Duhet të zbatohet dhe do të zbatohet… Nëse nuk merremi me çështjen e ASK-së, 70.000 banorët që jetojnë në veri të Kosovës mund të jenë sfidë. Ata janë në qendër të tensioneve, konflikteve, konfrontimeve dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje për ta. Institucionet e Kosovës duhet t’u ofrojnë mbrojtje, por duhet t’u lejohet të marrin pjesë në jetën shoqërore, ekonomike dhe politike të Serbisë. Nëse nuk e zgjidhim këtë çështje, do të jemi në krizë të vazhdueshme…! Nuk mund ta marr me mend apo ta paragjykoj të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë Escobar se nga e ka gjetur shifrën e 70.000 serbëve në Veri të Kosovës, kur kaq me shumë gjasa nuk janë aktualisht në të gjithë Kosovën. Por, mendja të shtyn se ia ka sjellë era e Lindjes, vetë goja e Vuçiçit… ose ndonjë burim i lobit serb në Uashington. Për të gjetur shifrën e saktë të serbëve në Kosovë do të ndihmonte verifikimi i tyre kudo ku jetojnë.Ndërsa shifrat sipas rregjistrave të gjendjes civile, të listave zgjedhore janë të tejfryra me emra fiktivë, që ose nuk jetojnë në adresat përkatëse, ose janë në thellësi të Serbisë e vijnë vetëm për të votuar…Edhe në Mitrovicën e Veriut ka me shumicë banorë jo vendas të hershëm, por që janë sjellë pas qershorit 1999 e deri në ditët e sotme, për të krijuar imazhin e një zone me shumicë dërrmuese apo tërësisht serbe. Për të qenë sa më i saktë e për të shmangur vënien e vetes në pozitë të sikletshme, me shifra të tejfryra, do të ishte e këshillueshme që zoti Escobar të informohej nga statistikat më të sakta. Me siguri do të ndiehej ngushtë apo ligsht kur t’i dilte se nuk janë 70 mijë serbë e serbianka në veri, por as gjysma! Kanë mbetur më shumë pleq, sepse të rinjtë kanë ikur në Serbi, Itali, Austri, Gjermani, Francë, Zvicër, Kanada, SHBA, deri në Australi…! Nga ana tjetër, nga burime të mirinformuara ka dalë se para rreth një jave me regjistrimin e ri ne Serbi, rezultojnë si banorë me jetesë të qëndrueshme rreth 100.000 shqiptarë në Luginën e Preshevës, Bujanovcit, Medvegjës…Atëherë, senior apo mister Escobarit “po i kujtojmë”, se si “mik i shqiptarëve”, siç e reklamon shpesh veten, le t’i kërkojë edhe Vuçiçit dhe Brnabiçit reciprocitet, duke lejuar asociacionin e komunave shqiptare në Luginë..! Pikërisht, kjo duhet kërkuar nga Presheva e mbështetur nga Prishtina dhe Tirana…, duke ua adresuar jo vetëm autoriteteve serbe në Beograd, por edhe atyre ndërkombëtare në Bruksel dhe Uashington, si një alternativë e drejtë bisedimesh të sinqerta e me barazi të dy palëve. Përndryshe ka vetëm reciprocitet dhe sinqeritet vetëm me fjalë nëqoftëse vazhdohet si deri më sot. Domethënë me presione dhe kërkesa ndaj qeverive të Kosovës dhe me përkëdheli dhe lëshime ndaj shtetit dhe qeverive të Serbisë. Kjo traditë apo praktikë njëanashmërie apo mungese reciprociteti ka shumë vite që vazhdon, fatkeqësisht duke gjetur jo rrallëherë edhe sy e veshmbyllje nga institucione dhe zyrtarë të lartë diplomatikë dhe qeveritarë të BE-së dhe të SHBA-ve. Është e pritshme që kjo ta bëjë Vuçiçin edhe më trim, kërkues, këmbëngulës, arrogant… në pretendimet e tij kapriçioze e përralleske, me synimin dhe llogarinë e lehtëkuptueshme për të fituar kohë. Njëherazi, edhe duke i shtyrë me vite, për në Kalendat greke, bisedimet për marrëveshje të reja me qeveritë e Kosovës e për të mos i zbatuar marrëveshjet e mëhershme, të mbetura në sirtarët apo mbi tavolinat e punës të tij, të Brnabiçit, Daçiçit dhe të iç-ave të tjerë. Ky qëndrim i tij autoritarist dhe mospërfillës edhe me të ngarkuar diplomatikë të Brukselit dhe të Uashingtonit, përveç se me moszbatimin e marrëveshjeve me qeverinë e Kosovës, është shprehur me mbështetjen e Serbisë ndaj Rusisë e mos bashkimin me SHBA e BE për sanksionet ndaj Rusisë si ndëshkim për agresionin ndaj Ukrainës. Rastin më të freskët të kapadaillëkut apo kundërvënies ndaj Perendimit të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq e kemi me bojkotin prej tij të Samitit të të BE-së dhe Ballkanit Perendimor, që do të zhvillohet në Tiranë, më 6 dhjetor 2022. Ky bojkot evidenton edhe më shumë orientimin e Serbisë nga pikëpamja gjeopolitike e gjeostrategjike drejt Rusisë. Se këtë qëndrim e ka vendosur me vetëdije të plotë e me logjikë të ftohtë, ai ka kurajon publike të deklarojë më 2 dhjetor 2022 se “nuk është as i çmendur dhe as i dehur”!!!??? Ndërsa Vuçiç guxon t’i thotë JO BE-së, bile edhe ta fyej, paradoksalisht dhe çuditërisht nuk reshtin në adresë të tij lutjet dhe përkëdhelitë nga disa qarqe diplomatike e misionarë të tyre në Bruksel dhe Uashington, për ta tërhequr sado pak nga ana e tyre. Po kështu, do të ishte në dobi të vetë zotit Escobar si dhe të kolegëve apo bashkmisionarëve të tij nga Brukseli që të interesohen me thellësi dhe vëmendje, në terrenet konkrete, së pari në pikat kufitare doganore dhe nëpër institucione dhe zyra të tyre, sidomos në Serbi, për fatin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani mes qeverisë së Serbisë dhe disa qeverive të Kosovës. Kam bindjen se do të përjetonin befasi, por, nuk jam i sigurt edhe për keqardhje dhe zemërim ndaj bashkëbiseduesve të tyre serbë, me Vuçiçin në krye, kur t’u rezultonte se edhe “nën hundën e tyre”, autoritetet serbe nuk kanë zbatuar as minimalisht e formalisht shumicën e marrëveshjeve të nënshkruara në këta rreth 10 vjet. Janë shprehës dy fakte. Presidentja Vjosa Osmani, në takimin me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, më 10 shkurt 2022, ka përsëritur një ankesë të bërë edhe 4 vjet më parë, më 16 nëntor 2018, kur ishte me detyrën e Kryetares së komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme, se “90 për qind e marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë, ose nuk ka marrëveshje të cilën ajo nuk e shkel së paku pjesërisht”…! Këtë shqetësim dhe ankim e ka bërë nga ana e vet shumë herë në takime me ndërkombëtarë edhe kryeministri Albin Kurti si dhe ministrja e jashtme e Kosovës, znj.Donika Gërvalla.. Edhe asociacioni i komunave serbe (Sajednica) mund të bëhet pa kundërshtime as nga shumica e shqiptarëve, nëqoftëse do të ketë statusin e të gjitha organizatave shoqërore, të veteranëve, të profesionistëve, klubeve, federatave, ojq- ve, pa të drejta administrative dhe vetëqeverisëse. Ashtu siç e don Vuçiçi, me apo pa dashje, ai dhe qarqet nacional-shovioniste në Serbi dhe në Kosovë, ndihmohen të krijojnë një shtetth serb brenda shtetit të Kosovës! Është lehtësisht e kuptueshme loja apo skenari i BE, DASH, Beogradit, Moskës…Albin Kurti dhe qeveria e tij duhen detyruar me presione dhe ndëshkime, njëra nga të cilat është shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën më 2024, që pas tërheqjes për targat, të bëjnë lëshimin apo tërheqjen e rradhës, atë për pranimin e zbatimit të asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Edhe këtë vit BE nuk e miratoi liberalizimin e vizave për Kosovën, më së shumti për të shtuar presionin dhe ndëshkimet ndaj qeverisë së Kosovës e jo për paaftësi apo faj të Albin Kurtit, Vjosa Osmanit, Donika Gërvallës….Edhe nga një analizë e cekët apo zbulim çarçafi del lakuriq qëndrimi mëdyshës i BE- së, duke anuar këto vitet e fundit dukshëm në anën e Moskës dhe të Beogradit. Jo rastësisht proçesin e bisedimeve dhe të marrëveshjeve Serbi- Kosovë e drejtojnë apo mbikqyrin dy përfaqësues nga shtete që nuk njohin shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, si Borrelli dhe Lajçak. Apo nga Amerika, nga DASH, përfaqësues që janë të njohur për qëndrime e deklarime favorizuese dhe afeksione shpirtërore ndaj Beogradit. Edhe më SHQIP: Kosova është viktimë e pafajshme e konjunkturës politike në Bruksel dhe e mbizotërimit në të të grupimit prorus dhe proserb. Kosova është në pozitën e palës në disavantazh apo nën trysni nga të gjitha anët, nga Brukseli, Uashingtoni, Prishtina, Tirana…, që synojnë ta detyrojnë të përmbushë një më një “recetat” që i ofrojnë ndërkombëtarët”. Qeverisë së Albin Kurtit, më shumë për qetësim konjunkture apo për të mos lejuar shpërthimin e një krize të re ushtarake me Serbinë e pas saj me Rusinë, po i shtërgohet vazhdimisht e më shumë laku në fyt, që të pranojë maksimumin e kërkesave të Beogradit dhe minimumin e të drejtave të Kosovës si shtet i pavarur e sovran!!!??? Dhe e gjitha kjo “vetëvrasje politike dhe shtetërore” e saj dhe e mbarë Kosovës vetëm e vetëm që të mos sjellin ushtri e të mos vringëllijnë armët pranë Mitrovicës së Veriut Vuçiçi, Brnabiçi, Shesheli dhe ultranacionalistë të tjerë të lloit e soit të tij, Putini…Njëkohësisht, që ta mbyllin dosjen e bisedimeve Serbi Kosovë, të dërguarit diplomatikë dhe shefat e tyre në Bruksel dhe Uashington, me një “sukses të ri diplomatik” apo me një “vatër të re lufte të shuar paqësisht”, pa u shqetësuar fort se viktima e vetme është Kosova, pavarësia dhe sovraniteti i saj të cunguar pareshtur nga kërkesat e pafundme të Beogradit, të shtyrë, frymëzuar apo trimëruar nga Putini dhe Lavrovi…!!!??? Nëqoftëse qeveria e Albin Kurtit detyrohet, me presione nga jashtë, përfshirë edhe Tiranën qeveritare e nga brenda, edhe nga partitë opozitare, që për naivitet politik apo papërgjegjshmëri mendojnë vetëm për të përfituar pikë partiake dhe elektorale, të pranojë asociacionin, siç është në variantin e parë, atëherë, me shumë gjasa, do të mundësohet ndarja dhe bosnjizimi i Kosovës. Kjo do të ishte as më pak e as më shumë, de facto e de jure, pa apo me dashje, zhbërje apo dëmtim i ndjeshëm i kryeveprave të Bill Klinton-Medlin Ollbrajt…, më 12 Qershor 1999 dhe të Xhorxh W.Bush-it më 17 Shkurt 2008. Merret me mend se të fituarit dhe të lumturuarit e mëdhenj do të ishin Vuçiç, Brnabiç, Daçiç… në Beograd, Putin në Moskë e të tjerë armiq të përjetshëm e të egër të Kosovës e të mbarë Kombit shqiptar, sllavë apo me kombësi e shtetësi jo sllave.

Neutrale December 6, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
9 hours ago
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
15 hours ago
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
16 hours ago
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
16 hours ago
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
18 hours ago

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë

Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri

Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?