Me një status në rrjetet sociale ka reaguar deputeti demokrat Tritan Shehu, lidhur me sulmin fizik ndaj kreut të opozitës Sali Berisha.
Berisha një “burrë shteti” edhe përballë atij krimi terrorist provokator!, shkruan Shehu.
Kujtojmë se Prof.Dr. Tritan Shehu është nga bashkëpunëtorët e vjetër dhe të ngushtë të Berishës, sikurse ka qenë edhe kryetar i PD-së.
Postimi i plotë:
Berisha një “burrë shteti” edhe përballë atij krimi terrorist provokator!
Nje veprim i para menduar e i programuar ai, i kryer me gjakftohtesi te plote, “profesionalizem” dhe qellime te rrezikeshme per vendin, ky i sotmi ndaj Berishes.
Nje provokacion i qarte per PD e opoziten.
Pikerisht per te irrituar e nxitur keshtu njerezit drejt veprimeve te dhuneshme, ne nje kohe qe ajo proteste po fillonte krejt paqesore.
Per ta nxjerre ate nga ato “shina” e gjakosur keshtu ate Bulevard.
Diabolizem fund e krye ky.
Por qe fatmiresisht nuk i realizoi ato qellime barbare, deshtoi.
Nuk i realizoi per dy aresye:
—Sepse Berisha u tregua perseri nje lider i vertete europian, perendimor, qe me pergjegjeshmeri te larte, pavaresisht atyre momenteve shume te veshtira qe kaloi, arriti me ndergjegje te plote e qartesi mendimi ta menaxhoje situaten ne menyren me te mire te mundeshme, per te shmangur me te keqen.
—Sepse demokratet e opozitaret aty reaguan si demokrate te vertete, me vetedije te thelle qytetare, duke mos rene preh e kurthit te ngritur ndaj tyre.
Ne fund te fundit “burrat e shtetit”, edhe ne te tilla momente kritike, dine te demostrojne vetite e tyre.
Demokratet jane e mbesin kurdohere demokrate.

