Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka pritur sot në një takim Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, I cili ishte i pranishëm në Samitin e BE në Tiranë.
Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kroacisë, shkruan Presidenti Begaj.
Postimi i plotë:
Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit mes 🇦🇱 dhe 🇭🇷 gjatë një takimi sot me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković.
Me Kroacinë kemi patur një rrugëtim të përbashkët drejt anëtarësimit në NATO, ndërsa sot kontribuojmë me të gjitha kapacitetet politike e diplomatike për garantimin e paqes dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Jemi të angazhuar për zgjerimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe mirëpresimin mbështetjen e Kroacisë për procesin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane.
Vijimi i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë dhe arritja e një zgjidhjeje të qëndrueshme është e domosdoshme. Një gjë e tillë i kontribuon stabilitetit dhe i hap rrugë zhvillimit të mëtejshëm në rajon.
🇦🇱🤝🇭🇷

