Si s’u lodh kjo koha
Me shtizat e shiut thurr bluza
Për bebet e verbra të klithmave
Lanet ky talent!
Bisha rri në bisht
Sheh turma gjithë trauma
Tek hedhin gurë fjalësh të reja
Mbi skelat e vjetra të shpresës
Por bebet e verbra të klithmave
(Tek korija ku rrija)
Mbllaçisnin gollovezhgat e lotëve…
9 korrik 2018

