Deputeti i PD, Dashnor Sula, përherë gjen mënyra origjinale dhe të veçanta për të përcjellë mesazhin e tij në lidhje me problematikat që konstaton në zonën e tij elektorale dhe më gjerë.
Pasditen e sotme, për të shprehur solidaritet me fermerët shqiptarë ai ka bërë “spikatjen” e radhës.
Deputeti i Peqinit është futur në oborrin e Kuvendit të Shqipërisë me një thes të mbushur me ullinj dhe degë ulliri, për të treguar se prodhimi u ka mbetur pa u shitur fermerëve.
“Këto janë ullinjtë që ka zona e Peqinit. 350 lekë është kilogrami i vajit të ullirit, njësoj si vaji i kikirikut’ është shprehur Sula para gazetarëve.

