Gazment Bardhi nëpërmjet rrjeteve sociale hedh akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama për rastin e hedhjes në erë të “Prestige Resort”.
Deputeti demokrat dhe juristi i mirënjohur shkruan në “Facebook”, se: Në Shqipëri nuk mund të ketë një ligj për miqtë e tu dhe një ligj për kundërshtarët e tu. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe detyron Qeverinë të pres dhe ti nënshtrohet vendimeve gjyqësore kur ka konflikt midis shtetit dhe privatit. Çdo akt tjetër është terrorizëm shtetëror.
Opinioni i tij:
Për të justifikuar sulmin politik ndaj “Fokus Media Group” Edi Rama paska sqaruar se leja e zhvillimit nuk është e njëjtë me lejen e ndërtimit! E vërtetë, por pse kur të duhet për të mbrojtur oligarkët e tu e barazon lejen e zhvillimit me lejen e ndërtimit? 👇
Në Shqipëri nuk mund të ketë një ligj për miqtë e tu dhe një ligj për kundërshtarët e tu. Ligji është i barabartë për të gjithë dhe detyron Qeverinë të pres dhe ti nënshtrohet vendimeve gjyqësore kur ka konflikt midis shtetit dhe privatit. Çdo akt tjetër është terrorizëm shtetëror.

