Keqardhje për prishjen e një objekti turistik të bukur e të vlerë. Keqardhje më e madhe që arsye e kësaj prishjeje ka të bëjë me politikën editoriale të medieve në pronësi të këtij pronari.
Aspak keqardhje për vetë pronarin Irfan, i cili sa u hodh në erë resorti nuk u ndie si puna e asaj fabulës së gomarit që e sulmonte ujku dhe ai thoshte se jam në ëndërr. Së fundi që foli, midis të tjerash, na tregoi se ishte kaq i impresionuar nga zgjuarsia e Ramës, sa gati nuk tha, që mirë ma bëri që ma prishi dhe nga një anë, tipave të tillë mediokër e kameleon, mirë ja u bën që ua prish, por kusuri do bjerë në kurrizin e shqiptarëve që paguajnë kostot e marrëzive dhe arrogancës së kryeministrit të tyre, ndaj nuk duhet lejuar kurrë të kryejë krime të tilla monstruoze ndaj medias e biznesit. Në se Rama do të bëjë shtet nuk duhet të lejojë të bëhen ndërtime pa leje e jo ti prishë ato pasi ato ndërtohen nën hundën e tij dhe në bashkëpunim me administratën e tij. Opozita duhet të kërkojë me forcë që të gjitha paratë që detyrohet të paguajë populli shqiptar nga gjyqet e humbura në arbitrazh, të paguhen nga shkaktarët e këtyre marrëzive. Kjo masë do ta ndalonte marrëzinë, harbutërinë dhe arrogancën politike të qeveritarëve shqiptarë.
Shkëlqim Selmani/ Rama prish, populli paguan, Irfani emocionohet
Leave a comment
Leave a comment

