Pershendetje, miqte e mi demokrate!
E ndiej te reflektoj sot ne lidhje me procesin e djeshem, duke dashur, mbi te gjitha, te shpreh falenderime pafund per besimin qe me dhate!
Para se gjithash ju falenderoj per pjesemarrjen, pasi nga kjo, te gjithe ne qe duam ndryshimin, kuptojme diçka me shume, diçka qe i tejkalon shumefish permasat e gares brenda vete grupimit tone politik. Besimi juaj me vendos ne pozita te shtuara angazhimi dhe pergjegjesie. Qysh sot, kemi nevoje per nje solidaritet te shtuar, me qellim qe te gjithe bashke, te gjithe qe besojme se bashkia jone eshte qeverisur nga hajdute dhe abuzues me pushtetin prej disa vitesh, te bejme detyren tone qytetare, duke e çuar kete deri ne nje mision te pakthyeshem per ta ndryshuar kete realitet.
Falenderoj dhe mikun tim, mikun tone demokrat, z. Erjon Kerçuku per kontributin e tij ne kete gare. Tanime te gjitheve bashke, s’na mbetet tjeter veçse te perbashkojme fokusin: te fitojme bashkine Lushnje.
Besimi qe me dhate, me ben te jem ca me shume besimplote qe do ia dalim te fitojme. Le t’ia nisim rruges per atje, te perbashkuar, me qellime te pastra dhe duar te shtrenguara me njeri-tjetrin dhe, le te trokasim pa hezitim ne dyert e qytetareve tane, qe meritojne te trajtohen si te tille dhe me dinjitet. Mirenjohje dhe falenderime pafund deri ne perulesi!
Primaret- Eduart Sharka u konfirmua si kandidat zyrtar i opozitës për zgjedhjet vendore të majit 2023/ Ja mesazhi i Sharkës…
Leave a comment
Leave a comment

