Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku një 84-vjeçare nga ka ndërruar jetë, pasi është përplasur nga një makinë.
Aksidenti fatal ka ndodhur ditën e djeshme, por është bërë i ditur sot për mediet.
Mësohet se aksidenti ndodhi dje në orët e para të mëngjesit, në dalje të qytetit të Elbasanit.
E moshuara 84-vjeçare u dërgua menjëherë në spitalin e Elbasanit në gjendje kritike për jetën.
Mjekët e transportuan drejt traumës, ku edhe ndërroi jetë.

