Shumë emocione përcolli takimi i sotëm midis Japonisë dhe Kroacisë.
Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1.
Dy shtesat me nga 15′ nuk ndryshuan gjë në rrjedhën e lojës, për t’i çuar ekipet te pika e bardhë e penalltive.
Aty u shfaq “magjistari” Livakoviç, portieri hero i kroatëve, i cili me dy pritje fantastike skualifikoi “samurajt” aziatikë.
Japonezët marin rrugën drejt Tokios, ballkanasit e Kroacisë vazhdojnë….

