NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    4 hours ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    9 hours ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    11 hours ago
    Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
    11 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Policia e Shtetit, në një javë/ 82 shtetas të arrestuar dhe 13 të shpallur në kërkim..
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
Kryesore Politikë
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
Kryesore Politikë
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Policia e Shtetit, në një javë/ 82 shtetas të arrestuar dhe 13 të shpallur në kërkim..

Neutrale
Last updated: 2022/12/04 at 11:49 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Gjatë javës janë finalizuar 21 operacione policore, kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, si dhe janë vënë në pranga 82 shtetas.

Gjithashtu janë lokalizuar dhe kapur 13 persona në kërkim, nga këta 9 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë:

✅Angazhim maksimal nga strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale.

✅Gjatë javës janë finalizuar 21 operacione policore, kombëtare dhe ndërkombëtare, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, si dhe janë vënë në pranga 82 shtetas.

✅Në kuadër të këtyre operacioneve, janë sekuestruar rreth 201 kg kanabis, 1 kg kanabis në formë çokollate, kokainë, 5 armë zjarri, makineta dhe tavolina pokeri për lojëra fati, mallra të kontrabanduara dhe shuma parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

✅Janë lokalizuar dhe kapur 13 persona në kërkim, nga këta 9 në kërkim kombëtar dhe 4 në kërkim ndërkombëtar, për vepra të ndryshme penale.

✅Gjatë operacioneve “Arratia” dhe “Klienti”, të zhvilluara në Tiranë dhe në Durrës, u vunë në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri pistoletë. U sekuestruan 2 armët e zjarrit pistoletë.

✅186 kg kanabis dhe pajisje të kundërligjshme u sekuestruan nga Policia e Fierit dhe ajo e Elbasanit, gjatë operacioneve “Baltëz” dhe “Aksi”. 6 shtetas të përfshirë në këto veprimtari kriminale u vunë në pranga, 5 të tjerë u shpallën në kërkim.

✅Operacionet “Ypsilon” dhe “December” çuan në pranga 3 shtetas që shpërndanin lëndë narkotike, në Berat dhe në Durrës. U sekuestruan 1 kg kanabis në formë çokollate dhe dhjetëra doza me kokainë.

✅Për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit janë finalizuar 8 operacione, në qarqe të ndryshme. 12 shtetas janë vënë në pranga, 8 të tjerë janë nën hetim. Janë sekuestruar 2 tavolina pokeri, 10 makineri elektronike dhe 8 aparate celulare.

– Gjatë këtyre operacioneve janë goditur edhe raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike. U sekuestruan doza kanabisi dhe kokaine, që shpërndaheshin nga të arrestuarit.

✅3 shtetas u arrestuan në Durrës, gjatë operacionit “Spots”, që dokumentoi disa raste të vjedhjeve të kryera nga këta shtetas.

✅Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve janë goditur 4 raste. 4 autorë të dyshuar po ndiqen në gjendje të lirë, 2 janë shpallur në kërkim.

✅Maliq/Policia zbardhi aksidentin me pasojë vdekjen e një shtetasi. U identifikua dhe u vu në pranga drejtuesi i automjetit, i cili pas aksidentit u largua nga vendi i ngjarjes.

✅Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 8 raste të krimeve mjedisore, 4 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe janë trajtuar ligjërisht 12 raste të dhunës në familje.

✅Gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 428 leje drejtimi, nga të cilat: 379 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 32 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 17 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

✅Janë arrestuar 28 drejtues mjetesh, nga këta: 15 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 13 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

✅Angazhim dhe përkushtim nga shërbimet e Policisë Kufitare, në të gjitha pkk-të e vendit dhe në kufijtë të gjelbër e blu, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë e krimet kufitare.

✅Operacioni “Seria” goditi 3 raste të ndryshme të krimeve ekonomike, në Port Durrës. U arrestuan në flagrancë 2 shtetas, u procedua penalisht 1 tjetër. U sekuestruan paketa me cigare të kontrabanduara, shuma parash të padeklaruara dhe 1 automjet i vjedhur.

✅Janë goditur 12 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

✅Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 2 raste të “Kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë”, 2 raste të “Falsifikimit të dokumenteve”, 1 rast i “Trafikimit të lëndëve narkotike”, 1 rast i “Trafikimit të mjeteve motorike” dhe 1 rast i “Trafikimit të armëve dhe municionit luftarak”.

Angazhim maksimal nga shërbimet e Policisë, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor, si dhe për të garantuar, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, vijimin e procesit mësimor sa më të sigurtë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Neutrale December 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
4 hours ago
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
9 hours ago
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
11 hours ago
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
11 hours ago
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
13 hours ago

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë

Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri

Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?