NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
    4 hours ago
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    9 hours ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    11 hours ago
    Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
    11 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mitro Çela/ Për doktor Polikron Çela ose ELEGJI PËR VËLLAIN…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
Kryesore Politikë
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
Kryesore Politikë
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
Kryesore Politikë
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mitro Çela/ Për doktor Polikron Çela ose ELEGJI PËR VËLLAIN…

Neutrale
Last updated: 2022/12/04 at 8:42 AM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kthim në kohë…

– [ ] Vëllai, Doktor Polikroni, u nda nga jeta sot në mëngjes. ( 10 mars 2018.)

Nesër bëhet varrimi. Në darkë von u ktheva në shtëpi më ishte arratisir gjumi. Çfarë të bëj?

Të qaj?
Nuk më sheh.

Të lutem? Nuk më dëgjon.

Të shpresoj se mund të rikthehet? Ai ishte i shënjtë. Por jo Jezusi.

Çfarë të bëj?

Si mund ta mund trishtimin. Dhimbjen. Vetminë. Mërzinë. Aritminë. Stresin. Boshllëkun. Zbrazëtinë. Ngashërimin.

Ku ta kërkoj ngushëllimin?

Ta provoj me Biblën?
“Të mos trishtohemi që na iku. Të gëzohemi që e patëm.”

Polikroni lindi në Mbrezhan-Përmet. Viti 1932.

Babai shofer. Shumë fëmijë. Gjashtë djem. Një vajzë.

Viti 1945. Sa kishte mbaruar lufta. Vend e pa vend, kishin mbetur bomba. Fëmijët i zbërthenin dhe bënin zilka.

Dy vëllezër të Polikronit Koço dhe Simo. 10 dhe 8 vjet. Gjetën një bombë.

E morën në duar…Bum! …Të dy u plagosën.

Jetuan një javë.

Polikroni duke qënë 13 vjeç përjetoi dhimbje dhe tmerr.

Lotë dhe klithma të mamasë.

Ndoshta nga ajo javë e kombëshme, i lindi dëshira për tu shëruar dhimbjet fëmijëve.

Nuk është kjo thjeshtë fantazia ime. Por edhe realitet.

Në vitin 1961 u emërua pedagog në fakultetin e Mjekësisë. E meritonte. Student i shkëlqyer. Punoi tre vjet.

Një ditë shkoi në zyrën e Karaman Yllit, rektor i Universitetit të Tiranës.

-Dua të largohem nga fakulteti. Dua të bëhem pediatër.

-Ashtu?-Tha rektori-Shko të punosh në Kukës…

-Nuk kërkova vend pune. Kërkova të bëhem doktor për fëmijët…

Rektori ra në mendime. Një javë më vonë në fakultetin e Mjekësisë mbritën dy shkresa: E para shkarkim. E dyta emërim në poliklinikën e Kombinatit…
….Shkollën fillore në fshat. Pastaj në Gjirokastër. Nxënës i shkëlqyer. E thirri drejtori në zyrë:
-Urime! Të dolli bursë. Në shkollën pedagogjike!
Nuk foli. Dolli: Nga zyra. Nga shkolla. Nga Gjirokastra. Mal më mal. U ngjit në Zagorie. Zbriti në Sheper. Eci. Vetëm. Arriti në Malshovë. Pastaj në Mbrezhan. Përfundoi në shtëpi.
-Nga mbive? -Pyeti babai.
-Më thanë të bëhem mësues. Dua të bëhem doktor?!
… Tre muaj në fshat. Me bagëti. Një natë babai solli një haber:
-Është një bursë. Në Elbasan. Shkollë e mesme mjeksore.
Kur fëmija ëndërron, dhe mba të gjallë ëndrën, universi punon, që ëndrra të bëhet realitet.
Polikroni mbriti në Elbasan. Viti 1948. Kandahar i ditëve tona. Varfëri. Pak ushqim për nxënësit. Më pak zjarr.
Filloi vitin e tretë. Në shkollë mbriti një mjek rumun. Drejtori i dha si shoqërues Polikronin. Shkuan në Cërrik. Peqin. Gramsh. Librazhd. Doktori rumun vizitonte fëmijë. Polikroni “vidhte” zanat. Tre muaj bashkë. Të katërtin doktori rumun u largua. Cërriku. Peqini dhe Gramshi nuk kishin pediatër. U emërua Polikroni. Doktori i vogël nisi të shëroi shokët-fëmijët.
Në Elbasan mbriti moda sovjetike. Mbrëmje vallzimi. U njoh me një vajzë. Natën. Vjedhurazi. Në krah të njeri tjetrit. Një natë, mes lotëve, vajza i thotë
-Më ngacmon djali i gjeneralit. Nuk e dua!
Mbaroi shkolla. Polikroni “poqi” letrat për student…Një ditë e thirren në degën ushtarake. I qethën kokën. E hipën në makinë. Me shumë djem nga Elbasani. Makina ndaloi në Milot.
E thirri në zyrë komandanti. Ishte përmetar. Mik i babait:
-Je futur në sinorin e “gjeneralit”. Do jesh ushtar. Tre vjet. Bën gjilpëra?
-Shëroj fëmijë….
Komandanti e mori me vete. Në shtëpi. Kishte një djalë. Digjte zjarr. Gruaja e kishte mbuluar me batanije. Ishte behar. Gruaja e veshur zhapone.
-Ke vapë,-pyeti me ironi ushtari.
-Po. Miloti ka klimë të thatë.
-Zbulo djalin. Do zhuritet i futur në lesh.
Ushtari shëroi djalin. Doli nami. Ushtari shëron. Miloti dhe Burreli nuk kishin pediatër. Ushtari në vend të pushkës mbante stretoskop…Fshat më fshat. Shtëpi më shtëpi…Ikën tre vjet. Erdhi dita. U largua nga kazerma. Por jo nga shokët-fëmijët.
Një ditë hodhi në postë një letër. Ankesë në Parti…
-Nuk di pse? Ëndërroja të bëhesha doktor. U bëra ushtar…
Letra ra në dorë të Liri Belishovës. Në atë mot me shumë nishane pranë shokut Enver…E thirrën lart…
Dhe në shtator të vitit 1957 nisi fakultetin e mjekësisë.
Në fakultet ra në sevda me Bafturinë.
Viti 1960. Ne jetonim në Përmet. Ishim shumë fëmijë. U hap haberi: Polikroni do marri në Tiranë familjen?!…Shaka… Thanë disa…Ku do i gjëjë paratë për të ushqyer “skuadrën” e Pilo Çelës?…I marrë- thanë të tjerë.
Por një ditë pranvere, në prag të shtëpisë mbriti një ZIS. Makinë sovjetike. U ngarkua me plaçka. Mbi plaçka hipëm ne…Mbritëm në Tiranë.
Polikroni u martua me Bafturinë. Bënë dy vajza. Mirelën dhe Enkelën.
Korrik 1990. Bafturia po ecte në rrugën “Myslym Shyri”. Kalon një motorr. Goditi dhe u largua. Baftutia përfundoi në spital. Rrojti disa orë.
Polikroni humbi jo vetëm nënën e fëmijeve, por edhe shoqen. Kolegen. Edhe ajo pediatre. Bashkë bisedoni për fëmijët e sëmure. Të dy bënë libra “Nëna dhe fëmija”.
Bafturia ishte vetë jeta në familje. Ajo “prodhonte” humor. Dashuri. Ajo e “tërhiqte” Polikronin në kafene. Në restorante. Në takime mes mjekëve.
Pas Bafturisë Polikroni i la të gjitha.Mbajti tre gjëra. Së pari. Dashurinë për vajzat. Sot njera e martuar dhe jeton në Izrael. Tjetra jeton e martuar në Pragë.
Së dyti, dashuri për mamanë (babai vdiq në vitin 1968) motrat dhe vëllezërit. Së treti, dashuri dhe përkushtim për fëmijët…
12 mars 2018. Një varr i hapur. Në krah një arkivol. Fjalën e mori Mirela. Thjeshtë. Bukur…
Arkivoli zbriti. Pas 28 vjetëve, Polikroni dhe Bafturia do të jenë bashkë. Në përjetësi. A do ngjitet në qiell shpirti i doktorit? Jo dhe jo. Ai do jetë mes nesh

Neutrale December 4, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje
4 hours ago
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
9 hours ago
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
11 hours ago
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
11 hours ago
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
13 hours ago

Konstituohet Këshilli Kombëtar i PD/ Berisha: Rama është i sfazuar, këta kanë marrë fund! Prandaj duhet t’i japim mbështetje masive kësaj lëvizje

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë

Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri

Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?