Fjala e tij:
Te dashur bashkeqytetare,anetare dhe simpatizante te Partise Demokratike,vellezer dhe motra,
Sot, per here te pare, ne historine e zgjedhjeve ne Shqiperi,u zhvilluan Primaret,nje hap I madh ne demokracine e nje vendi.
Besimi qe mora me jep shprese dhe kurajo qe ne mund t’ia dalim!
Ne mund t’ia dalim duke filluar nga shtepia jone,te ç’rrenjosim nje sistem te tere propagande,korrupsioni,pandershmerie, antivlerash dhe abuzimesh,ku I pushtetshmi ka gjithmone prioritet dhe ku I pamunduri dhe I pakrahe behet “shembulli” I zbatimit te “ligjit”.
Dita e sotme ishte nje gare pa humbes.
Beteja fillon neser me makinerine e pushtetit te antivlerave,te shpopullimit masiv,te gomoneve qe na kujtojne largimet e 1990-s nga diktatura me e eger ne Evrope.Beteja jone eshte kunder modelit qe e ka çuar bujqesine dhe blegtorine ne vend ne kolaps.
Beteja jone eshte kunder kesaj hemorragjie qe po e gerryen dhe po e kthen kete vend ne nje “anemik” te pashprese.
Te nderuar miq,
Le t’u japim mundesine femijeve tane te jetojne,punojne dhe zhvillohen ne vendin e tyre,prane te dashurve te tyre!
Mirenjohje per mikun tim Edmond Nano I cili tregoi qytetari dhe seriozitet gjate kesaj gare!
Mirenjohje per çdo vote tuajen!
Bashke ne mund t’ia dalim!✌️✌️✌️✌️✌️

