Të nderuar anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike!
Më 4 dhjetor ju do të vendosni fatin e zgjedhjeve të 14 majit.
Primaret ju japin të drejtë vote, që të vendosni ju dhe jo kryetari i partisë. Kjo na diferencon nga kundërshtari politik.
Më 14 maj nuk kemi përballë vetëm Veliajn. Krah tij janë qeveria, administrata, i gjithë shteti, Ndragheta dhe klientela mafioze e inceneratorëve. Por ne jemi më shumë. Jemi populli opozitar 🇦🇱
Kjo është betejë për Tiranën, për fatin e Shqipërisë dhe për Opozitën.
Unë jam Belind Këlliçi.
Bashkohuni me mua dhe #FitojmëTiranën

