Pa kaluar as 18 orë, Bordi i Tranparencës ka ndryshuar sot përsëri çmimet e karburanteve.
Nga dje deri sot çmimi i naftës u bë 214 lekë për litër, por sot Bordi ka vendosur që prej orës 18.00 e ditës së sotme, nafta do të tregtohet me 209 lekë për litër.
Ky çmim në dukje më i ulët, në fakt është 3 lekë për litër më e shtrenjtë sesa ishte dy ditë më parë.
Ndërsa benzina do të tregtohet me 187 lekë nga 195 lekë që ishte ditën e djeshme.

