Presidenti amerikan Joe Biden dhe presidenti francez Emanuel Macron mbajtën një konferencë të përbashkët shtypi në Uashington të enjten në lidhje me vizitën shtetërore franceze në SHBA.
Vazhdimi i negociatave dhe koordinimit, ky ishte mesazhi që u dha për mbështetjen financiare për prodhimin e makinave elektrike në SHBA, për të cilën liderët evropianë besojnë se do të ndikojë negativisht në industrinë evropiane të makinave, por nuk u dhanë afate konkrete apo premtime.
Një pjesë e madhe e konferencës për shtyp ishte për konsensusin se sa e rëndësishme është mbështetja për Ukrainën.
Biden dhe Macron: Mbështetja për Ukrainën është e rëndësishme
Leave a comment
Leave a comment

