Ky është njoftimi që përcjellë në faqen zyrtare Ambasada e SHBA në Tiranë:
30 VJET SHËRBIM: KRENAR QË JEMI KORPUSI I PAQEs NË SHQIPËRI
🇦🇱 | Sot në Tiranë, 12 amerikanë u betuan për dy vjet shërbim në Shqipëri si vullnetarë të Korpusit të Paqes. Grupi më i ri i vullnetarëve u betua nga ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim.
Drejtoresha e Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi Wilson mirëpriti Ambasadoren Kim, Zëvendës Ministren Shqiptare të Arsimit dhe Sportit Nina Guga, vullnetarët, familjet dhe agjencitë pritëse, partnerët e Korpusit të Paqes dhe stafin në ceremoni. Kjo u pasua me fjalë inkurajimi dhe urimi nga ambasadorja dhe zëvendësministrja.
Javën e ardhshme, vullnetarët e rinj do të fillojnë punën me bashkitë, organizatat komunitare dhe shkollat në të gjithë Shqipërinë. Ky është grupi i parë që shërben pas më shumë se dy vjetësh që nga pezullimi i aktiviteteve vullnetare të Korpusit të Paqes në mars 2020 për shkak të pandemisë COVID-19. Ju lutemi bashkohuni me ne për t’i uruar suksese në shërbimin e tyre



