Pas emërimeve të fundit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri duke përfshirë në kabinet dy qytetarë serb, ka shpërthyer me një gjuhë urrejtje Presidenti serb Vuçiç.
Pikërisht për këtë ka reaguar Lulzim Basha, ish ministër i jashtëm dhe ish kryetar i PD-së.
Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës, shkruan ai nëpërmjet rrjeteve sociale.
Postimi:
Gjuha e urrejtjes ndaj kryeministrit të Kosovës nga presidenti i Serbisë është e papranueshme. Ajo dëshmon se lidershipi serb nuk është ndarë nga e shkuara. Kosova është shtet i pavarur dhe askush nuk mund ti imponohet me gjuhën e dhunës.
Është koha që serbët e Kosovës të shohin drejt së ardhmes dhe mirëqenies, e të mos pranojnë keqpërdorimin e tyre për llogaritë politike të së shkuarës fatkeqe.

