Ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ndodhet në Athinë, ku është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.
Lajmin e bën me dije vetë Xhaçka nëpërmjet rrjeteve sociale.
Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri – Greqi, shkruan ajo.
Ja postimi i plotë:
📍Athinë/ Kënaqësi të takoja homologun tim Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë 🇬🇷, Nikos Dendias.
🇦🇱🤝🇬🇷 Patëm një diskutim konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve Shqipëri 🇦🇱 -Greqi 🇬🇷.
Mirënjohje ministrit Dendias për rolin e tij në thellimin dhe zgjerimin e partneritetit midis dy vendeve dhe mbështetjen për integrimin e Shqipërisë 🇦🇱 dhe Ballkanit Perëndimor në BE 🇪🇺.
💼 Ndamë të njëjtin vizion dhe dëshirë për të ardhmen e marrëdhënieve tona dhe të rajonit në tërësi. Jemi të përkushtuar të punojmë ngushtë së bashku në gjetjen e mënyrave të reja për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive për të mirën e popujve tanë dhe të rajonit. 🇦🇱🤝🇬🇷

