Kryetari i PD, Sali Berisha përshëndeti protestat në Mal të Zi kundër Ballkanit të Hapur. Ai tha se, ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit.
“Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur sa më shpejt Ballkanin e Hapur.
Ne jemi të përcaktuar përfundimisht vetëm për Procesin e Berlinit.
Nuk heq dorë Edi Rama se është vasal, nuk e ka në dorë veten.
E garantoj se nëse do të tentojë të mblidhet këtu, do ketë protestat më të fuqishme.
Edhe ata dy të tjerët (Vuçiç dhe Kovaçiç) i paralajmëroj, të mos vijnë në Shqipëri për Ballkanin e Hapur.
Për marrëdhëniet bilaterale nuk kemi gjë, edhe pse Aleksandër Vuçic e ka vendin në Hagë”, tha Berisha.
Do koordinohemi me opozitën e vendeve të tjera për të groposur Ballkanin e Hapur/ Berisha: Paralajmëroj Ramën dhe ata dy të tjerët që për Ballkanin e Hapur mos të vijnë në Tiranë.
Leave a comment
Leave a comment

