Kryeministri Edi Rama u pyet sot në lidhje me akuzat e Braçes në drejtim të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, se ky i fundit u bë shkak për rrëzimin e amendamentit të tij në parlament që kishte të bënte me fermerët.
“Braçe është institucion dhe të thotë çfarë t’i dojë e bardha zemër se zemrën e ka të bardhë borë. Kur merrni për sipër të komentoni Braçen sigurohuni që para të keni ngrënë një lugë mjaltë”- tha Rama.

