NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
    3 hours ago
    Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
    4 hours ago
    Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
    4 hours ago
    Belind Këlliçi/ SKANDALOZE! Arkitektët botërorë që u bënë patronazhistë!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Primaret dhe idetë…Jul Deda: Ç’ne një aktor humori…?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
Kryesore Politikë
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
Kryesore Politikë
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
Kryesore
Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
Aktualitet
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Primaret dhe idetë…Jul Deda: Ç’ne një aktor humori…?

Neutrale
Last updated: 2022/12/01 at 5:57 PM
Neutrale 4 years ago
Share
SHARE

Kjo është pyetja që më kanë bërë me shpesh, pasi vendosa të garoj në primare të PD për bashkinë e Tiranës. Disa me termin “aktor humori”, disa thonë “komedian” dhe disa të tjerë “humorist”, secili sipas mënyrës së vet.

Asnjeri nga këto terma nuk më komplekson, përkundrazi më bën të ndjehem krenar, se imagjinoni sikur të më quanin “hajdut”, “i korruptuar” apo “mashtrues”. Kështu me spaletat e punës time 20 vjeçare nuk mund të ndjej veçse krenari.

Po pse jo?!

Unë kam gati 20 vjet karrierë në profesionin tim. Jam munduar të jap më të mirën time. Sigurisht është shumë e vështirë të bësh diçka që ti pëlqejë të gjithëve, diku ka vërejtje, diku komplimenta apo fjalë të mira, por nëse do t’i vendosnim një emërues të përbashkët të punës sime, ai do ishte PASIONI për t’i shërbyer publikut!

Shërbim të cilin e kam bërë pa hile, pa intriga e pa i futur shkopinj nëpër rrota askujt. Unë kam respektuar dhe vlerësuar çdo ditë pune, çdo skeç, çdo batutë, çdo partner në skenë, çdo bashkëpunëtor jashtë skene dhe sidomos çdo spektator.

Nuk ka qenë e lehtë edhe pse ka qenë një udhetim i jashtëzakonshëm! Të bësh humor duhet të jesh shumë serioz në atë qe bën. Serioziteti është pjesa më e rendesishme e punës sonë, të cilin duhet ta shoqërosh me pasion dhe profesionalizëm. Në të kundërt aktiviteti skenik nuk zgjat as 6 muaj dhe jo më gati 20 vjet, javë për javë, në prime time, në tre televizonet më të mira në Shqipëri.

Kam punuar çdo javë, me mish e me shpirt për t’ju argëtuar, për t’ju dhuruar një të qeshur apo për të merituar çdo duartrokitje, dhe nuk është kollaj, duke patur parasysh nivelin e lartë të stresit që përjetojmë çdo ditë. Në të njëjtën formë kam dëshirë të luftoj, që gjithë ato duartrokitje të kthehen në mbështetje, për këtë hap të ri në jetën time.

Një aktor humori, është i sinqertë dhe i ndjeshëm, me të njëjtën ndjeshmëri dhe sinqeritet dua të jem afër jush, për çdo shqetësim apo vështirësi që të keni.

Nje humorist është i drejtpërdrejtë, me të njëjtën mënyrë dua të jem para jush në çdo situatë.

Nje komedian është një shërbëtor fantastik i publikut të tij, ashtu kam dëshirë të jem ndaj jush, të shërbej në plot kuptimin e kësaj fjale.

Nje komik di të dëgjojë mirë, ashtu kam dëshirë t’ju dëgjoj për çdo sygjerim që keni.

Një aktor humori është shumë familjar me publikun, ashtu dua të jem me ju, pjestar i familjeve tuaja, siç kam qenë deri më sot.

Nje komedian nuk e duron dot padrejtësinë, vjedhjen, shpifjen, shpopullimin, stresin, mashtrimin, shtirjen, shtetarin e korruptuar, fyerjet ndaj simboleve kombëtare, ndasitë, tradhtitë, mjerimin dhe sidomos talljen me popullin e tij, përkundrazi i përçmon dhe i dënon. Prandaj shpesh këto fenomene i godasim me materialet tona, sepse humori, kur nuk është i shitur, është i drejtë dhe godet!

Një aktor humori nuk është engjëll mbi tokë, nuk është qenie perfekte, por është një njeri i dashuruar me njerëzit dhe me vendin e tij, për të cilet ai vë në dispozicion gjithë talentin, pasionin, punën, karakterin, fytyrën, pra gjithë qenien e tij në shërbim të publikut.

Unë nuk e kam ndarë aktivitetin tim si aktor nga angazhimi në jetën publike, edhe pse kjo shpesh më ka sjellë kosto të caktuara.
Sepse shoqëria jonë jo rrallë herë preferon sehirxhinjtë dhe jo ata qe mbrojne kauza. Sepse propaganda e do aktorin si fasadë, ndërsa unë besoj se artisti merr vlerën maksimale, kur bashkohet me njerëzit.
Për mua njerëzit janë më të rëndësishëm se pushteti, unë besoj se pushteti nuk mund të jetë më i fortë se njerëzit, e sot unë nuk kërkoj pushtet. Unë sot kërkoj një mundësi për të qenë zëri dhe imazhi juaj në zyrën që i ka shkëputur kontaktet me qytetin.

Pra, “pse jo një aktor humori?”, është edhe pyetja dhe përgjigja në të njëjtën kohë.

Neutrale December 1, 2022
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë
3 hours ago
Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri
4 hours ago
Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker
4 hours ago
Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen
7 hours ago
Aksident tragjik me dy të vdekur dhe 7 të plagosur, furgoni me pasagjerë i linjës së Beratit del nga rruga në autostradën Tiranë–Durrës
22 hours ago

Kryetari i PD, Sali Berisha: Rezoluta e PPE i jep mbështetje të fuqishme protestës rinore qytetare në Tiranë

Belind Këlliçi: Vihet në dyshim mbajtja e Samitit të NATO-s në Shqipëri

Berisha në Vienë, takon Kancelarin e Austrisë, Christian Stocker

Rama në Dusseldorf, takohet me Hendrik Wust, kryeministër i landit Nordrhein-Westfalen

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?