Një delegacion gjerman i ekonomisë, i cili shoqëron Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në vizitën e tij në Tiranë, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Shumë i lumtur, shkruan ai në rrjetet sociale, që prita këta miq, me të cilët konkretizuam edhe disa ide për projekte në fushën e energjisë së rinovueshme dhe efiçencën energjitike.
Postimi i plotë:
Shumë i lumtur 😊 që prita delegacionin gjerman të ekonomisë, i cili shoqëron Presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë 🇩🇪, Frank-Walter Steinmeier në vizitën e tij në Tiranë.
Ne punojmë ngushtë me GIZ-in, KFW-në dhe agjenci të tjera gjermane në Tiranë, por më vjen mirë që sot konkretizuam edhe disa ide për projekte në fushën e energjisë së rinovueshme dhe efiçencën energjitike. 👍🏻

