Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dhënien e mandateve për deputetët e rinj të Partisë Demokratike, të cilët do të zëvendësojnë Grida Dumën dhe Alfred Rushajn.
Oriela Nebaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin e deputetes për të moderuar një emision televiziv.
Ndërsa Petrit Doda futet në Kuvend pas largimit të Alfred Rushajt, i cili e la mandatin e ligjvënësit për arsye personale.

