Është me të vërtetë mbresëlënëse, ku nipi 14- vjeçar realizon një pikturë plot ndjenjë e madhështi për gjyshen e tij.
Pikërisht këtë rast ka kapur edhe ministrja e arsimit Evis Kushi, e cila shpreh simpati për familjen e nënë Terezës në Bushat të Shkodrës.
Mbresat e këtij takimi, Kushi i ka përcjellë në rrjetet sociale.
Ja postimi:
Njihuni me nënë Terezen nga Bushati i Shkodrës, gjyshja që ka fituar zemrat tona me portretin fisnik, të punuar 🖌️me mjeshtëri nga nipi i saj Mario 14-vjeçar, të cilin e ka frymëzuar të shprehë në një pikturë 🎨 mahnitëse talentin e tij të rrallë, traditat shekullore të vendlindjes, e mbi të gjitha dashurinë për gjyshen.
Ajo është një nënë e madhe dhe e fortë, me 13 fëmijë dhe 28 nipër e mbesa 👨👩👧👦, e që së bashku me prindërit e Marios i ofrojnë atij të gjithë mbështetjen e duhur për të ushtruar dhe zhvilluar talentin.
Krenare për Marion dhe shumë të tjerë si ai në të gjithë Shqipërinë, që na e mbushin ❤️ zemrën plot optimizëm dhe na motivojnë çdo ditë e më shumë, mua dhe të gjithë mësuesit anembanë vendit në misionin tonë të përbashkët.
#ShqipëriaIme 🇦🇱
#KonkursiiPikturës 🎨

