Ndërsa po plotëson 18 vite si deputet jam interesuar e kam kërkuar për kontributet e tij në qytetin e fshatrat e Librazhdit.
Fshati i lindjes së politikanit Taulant, Kostenja ka mbetur e shkretë , pa rrugë makine, pa shkollë, pa ambulancë, pa rini madje pa të moshuar, krejt e shkretë! Po kështu edhe fshatrat përreth, Prevalli, Luniku, Neshta etj.
Qyteti Librazhdit, ku politikani Taulant është rritur, në vitin 2014 njohu përçudnimin urbane me emrin “rilindja urbane” që shkatërroi kujtimet e banorëve, ndryshoi gjithë qendrën e tij.
Tejet shëmtuar në mes të qytetit u ngrit një superpallat.
Sheshi i vjetër, pishat e turizmi janë vetëm në kujtimet e banorëve.
Qyetit ka vuajtur nga papunësia. Të vetmit me fat janë patronazhistët e famshëm, të cilët janë punësuar me shumicë në administratën e bashkisë, ujësjellës, elekrik etj, thotë A.D. një nga qytetarët e papunë e të pashpresë në Librazhd.
Shkollat e mbipopulluara dikur, sot janë katandisur me 4-5 nxënës në klasa, ndërsa fshatra të tërë janë pa mësues, pa infermier, për mjekë as bëhet fjalë.
Ardiani, një 30 vjeçar më tregon se fshati i tij, Qarrishta ka patur 1800 banorë në vitin 2014, ndërsa sot në gjithë fshatin nuk bëhen më shumë se 10 banorë që jetojnë atje. Ika nga fshati pasi u bëra me djalë, atje nuk ka as ambulancë e as shkollë, si mund t’i rris atje fëmijët.
Fshati Librazhd Qendër është fshati që ka ekzistuar para se të ndërtohej qyteti, banorët e tij gjenden në rregjistrat otomanë të viteve 1600 si taksapagues. E pra ky fshat nuk ka rrugë makine, shkollë e ambulancë, që janë “A-ja” e një qendre banimi.
Në kontrast me votuesit e tij qëndron politikani Taulant, kapadai, fodull, e i përfolur për lidhje të forta me botën e krimit. Sot ka fakte kokëforte se kudo që shkon politikani Taulant, ngrihen banda kriminale, plantacione hashashi e laboratorë droge
Ilir Allkja

