Kroacia dhe Belgjika e kanë mbyllur ndeshjen e sotme me barazim 0-0.
Ky rezultat bën që Kroacia të jetë e kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.
Në anën tjetër, Belgjika që ishte favorite për ta mbyllur e para grupin, është eliminuar si e treta në grup.
Maroku është ekipi që e mbylli grupin në vendin e parë me shtatë pikë.
E dyta ishte Kroacia me pesë pikë, kurse Belgjika e treta me katër pikë, por pamjaftueshëm…
Kanadaja e fundit pa mundur të marrë asnjë pikë.

