Kaq tha kryeministri Edi Rama, kur u pyet për përgjimet ku lakohet një politikan i lartë me emrin Taulant.
“Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me llafe. I ruhem shumë gjysmë të vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë.
Unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtetë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte”, tha Rama.

