Ai u nis për në përjetësi për të mbetur i paharruar gjithmonë nga ne!
“PAQE, BASHKIM, VLLAZËRIM”🇦🇱.
Mbreti Leka I.
Më 30 Nëntor të vitit 2011, si sot 11 vite më parë, me sytë drejtuar pë nga Flamuri Kombëtar, ndërroj jetë Mbreti Leka I.
Ai u nis për në përjetësi për të mbetur i paharruar gjithmonë nga ne!
Të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, përulen sot me nder e respekt në kujtim të Mbretit të tyre, i cili gjithë jetën e vet e vuri në shërbim të kombit e atdheut.
Mbreti Leka I, ishte politikan e diplomat, burrështetas e mendjempehtë që me aftësit e veta, gjithmonë bashkëpunoi dhe punoi për një Shqipëri pluraliste, demokratike pa komunizëm e të bashkuar.
Fjalëpak e mendjeshumë, atdhetar e patriot që brezat do e kujtonë gjithmonë me nderë e respekt për se kush ishte dhe çfarë bëri për kombin tonë Mbreti LEKA I.
Duke bërë betimin si mbret para Asamblesë Shqiptare dhe Këshillit të Kurorës Mbretërore Shqiptare, në vitin 1961 pas ndërrimit jetë të Mbretit Zog I.
Do të shqiptonte:
“Unë Leka i Pare Mbret i Shqiptareve, në minutën që hyp në fronin e Mbretërisë Shqiptare dhe marr në dorë pushtetin mbretëror, betohem para Zotit Fuqiplote se do të ruaj njësinë kombëtare, pavarësinë shtetërore dhe tërësinë tokësore, gjithashtu do të ruaj statutin dhe do të veproj pikërisht sipas atij dhe sipas ligjeve në fuqi duke pasur parasysh gjithmonë të mirën e popullit.
Perëndia na ndihmoftë”
Lavdi veprës së Mbretit Leka I dhe i përjetshtshëm qoftë kujtimi i Tij.🇦🇱

