Brisida Shehaj një nga drejtueset kryesore të Partisë së Lirisë dhe ish-drejtoresha e Tatimeve, në vitet 2013-2017, e ftuar në emisionin “Open” solli një rast prekës për të theksuar dhimbjen e largimit të të rinjve nga vendi.
Ajo u shpreh se një prej shkaqeve kryesore të largimit masiv të shqiptarëve jashtë shtetit janë pagat e ulëta.
Shehaj tha se shqiptarët kanë pagat më të ulëta, e megjithatë paguajnë më shtrenjtë se italianët apo edhe amerikanët.
Për ilustrim ajo tregoi edhe historinë e një 26-vjeçareje shqiptare që la punën në Tatime, kur Shehaj ishte drejtoreshë e përgjithshme, për të punuar si pastruese në Londër.
“Filloi punë në tatime, se më mbushen edhe sytë me lot, sot punon pastruese, babysitter në Londër. Vetëm për qiranë, ajo nuk iku me gomone, iku me kamion. E tmerrshme, vajzë e shkëlqyer 26-vjeçare. Rinia po ikën. Kush vjen pas thonë, ç’më intereson mua kush vjen pas. Ti zotëri, qoftë i majtë, i djathtë, je aty për të qeverisur. Pagat janë beter, ne paguajmë më shtrenjtë se ai në Itali dhe se ai në Amerikë.
Thelbësore janë arsimi dhe shëndetësia, shiko sa lekë janë hedhur atje. Ti shkon te privati”, u shpreh Shehaj.

