Në takimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me aktivistë dhe banor të Njësisë Administrative Nr 5, ka qenë i pranishëm edhe aktori i njohur Mehdi Malkaj.
Malkaj ka bërë thirrje që të gjithë të jemi në këmbë. Në fjalën e tij të shkurtër, aktori u shpreh se nuk ka rrugë tjetër, për të marrë atë që na ka humbur.
“Përshëndes të gjithë miqtë e mi të Aleancës për Teatrin që kemi 5 vite protestë.
I dashur doktor, Shqipëria në rrezik, e ç’më duhet mua!
Do të vazhdojmë të jemi këtu. Emanuel Kanti ka thënë; Kur ke gjithë jetën që zvarritesh si krimb, pse bërtet kur të shkelin me këmbë.
Atëherë ne duhet të jemi në këmbë. Nuk ka rrugë tjetër doktor, të jemi në këmbë të fitojmë atë që na ka humbur, dëshira, personaliteti, na ka humbur emri, na ka humbur atdheu, na iku deti se zë në gojë njeri. 12 milje i zë kush në gojë gjëkundi.
Jo, e të tjera e të tjera”, u shpreh Malkaj.

