Mësohet se një polic bashkiak dhe një shtetas tjetër janë vënë në pranga nga policia, për akuzën e vjedhjes.
Fax Web njofton se janë arrestuar Serxhio Cani 23 vjeç dhe polici bashkiak Sajmir Muzikanti 39 vjeç.
Ata akuzohen për vjedhje, në zonën e Liqenit Artificial në Tiranë.
Policia mbajti në vëzhgim dy të rinjtë duke i arrestuar në flagrancë.
Për rastin është njoftuar dhe Agjencia e Mbikqyrjes Policore e cila po kryen veprimet.

