… na pati premtuar Europën, të gjithëve po na përzë për atje, jo si qytetarë, por si emigrantë
4 vite pushtet absolut.
Kontroll i plotë mbi bashkitë dhe parlamentin dhe në fund asgjë nuk u përmirësua.
Uji i pijshëm i UK vazhdon të jetë jo i pijshëm.
Investime strategjike në energjitikë publikohen, por prapë çmimi i energjisë duhet të ngrihet sepse jemi në krizë.
Sistemi rrugor përmirësohet, por prapë në Korçë mbërrij si para 4 vitesh.
Forcat e rendit kanë makina dhe uniforma më të reja, por sërish në këtë vend s’ka rend e siguri.
Investime dhe bursa nëpër universitete përfliten, por në fund sipas KM këtu nuk ka profesionistë.
Ka bërë shumë në këto 4 vite në fakt!
Premtoi që do na çonte në Europë dhe po e mban fjalën; po na përzë me pahir drejt rrugëve të Europës jo si qytetar, por si emigrant.
10 vite keni qenë ju dhe vetëm ju në pushtet.
Fajtor për fatkeqësinë tonë jeni ju dhe vetëm ju!

