Në Diasporë nuk zihet në gojë dy-fjalshi : “ edhe 29 Nentori” sepse ne Diaspore koha per reflektim ka perfunduar herët … ne Shqiperi po vonon kjo me gjenerata … për më teper këtu ne Toronto ka edhe një arsye te veçant .
Ketu jeton e lulezon familja e madhe patriotike e prefektit legjend te Prishtines z Hysen Prishtina .Brigadat partizanw qe luftuan në Kosovë ja morem pushtetin Hysen Peishtines dhe jua dorzuan sebeve qe bashk me ta vran ne Nentor 44 mbi 400 intelektual patriot .
Sot kjo familje me shume pjestar gezon respektin maksimal te lidershipit politik dhe biznesit kanades .
Rreth një mijë shqiptar nga te gjitha trevat , Kosove , Shqiperi,Maqedoni ,Mal te Zi dhe Çameri festuan sebashku fal organizimit te shoqatës shqiptaro -kanadeze te Torontos me president z Bujar Zejnullau .
Në takim pershendeti në shqip deputeti i Parlamentit Kanades z Yvan Baker , mik i shqiptarve dhe me origjine ukrainase .
Ne koncert performuan artist si zakonisht nga Gegeria dhe Toskeria .
U nderuan disa personalitete …ku spikat vlersimi maksimal per Prof Sami Repishti dhe çertifikata do ti dorzohet fizikisht ne New York nga nje grup intelektualesh te komunitetit shqiptar te Torontos .
Do jene me vlere keshillat e prof Repishti per te organizuar edhe me fuqishem Diasporen ne nivel horozontal dhe vertikal sidomos ,ky organizim eshte nje domozdoshmeri qe koha e therret .
Trojet tona jane fare prane zjarrit te luftes qe nisi autoritaristi Putin ne Ukraine , zjarr qe ai e deshiron te ndezur edhe ne trojet tona me anë te shteti vasal te tije , pra Serbise autoritariste gjithashtu .
Ështe fat i madh qe Diaspora jone ështe e gjitha perndimore , eshte e lidhur fort diaspora e te gjitha trevave , e vjetra dhe e reja .
Ndasit ideologjike te trasheguara nga vendlindja thuajse jane atrofizuar duke ja lene vendit patriotizmit modern i cili po ngrihet si nje levizje e madhe edhe nga brezi i ri me deshiren per Shqiperi ku sundon demokracia , ku sundon ligji .
Në se ishim nje komb qe e rrezuam komunizmin te fundit duhet te jemi nga kombet e para per te zbatuar platformen anti – autoritarizem qe ka shpallur Amerika me Presidencen Baiden .
Në foto jane :
Zj Ruki Sulaj Kondaj – Presidente e Nderit .
Në te majt te saj deputeti kanades Yvan Baker
Ambasadori i Kosoves z Kryeziu.
Dhe i mirenjohuri z Ermal Muça ambasadori model qe ka Shqiperia ne Kanada .





