Një tjetër rast i zhdukjes së shqiptarëve në Greqi.
Këtë herë bëhet fjalë për një vajzë 14-vjeçare e identifikuar si Miranda S..
Ajo është zhdukur nga zona e Zephyrios, Atikë, Greqi.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se vajza e mitur shqiptare është zhdukur prej datës 18 nëntor.
Fotoja e saj është publikuar nga institucioni “Buzëqeshja e fëmijës”, duke e përshkruar si më poshtë:
“Miranda S. është e gjatë 1.60 m, peshon 50 kg, ka flokë kafe dhe sy kafe. Ajo ka një pirs (vëth) në hundë. Kur u zhduk, ajo kishte veshur një triko të thurur gri dhe një fund me vija deri tek gjuri”.


