Kështu e përshkruan këtë ekspozitë ish kreu i PD-së, Lulzim Basha, teksa e ka vizituar sot së bashku me bashkëshorten.
Basha e ka përcjellë në rrjetet sociale përshtypjen e tij dhe ftesën për mos ta humbur këtë ekspozitë të arteve figurative.
Ja postimi i tij:
Kënaqësi të vizitoja bashkë me Aurelën, ekpozitën “Dhe yjet rrinë e vështrojnë” nga mjeshtri dhe profesori Gazmend Leka, edhe në shoqërinë e prof. Taulanda Jupi.
Përmes portreteve të endacakëve dhe njerëzve të vuajtur të qytetit, me ngjyra zymtësie që dhembin, prof. Leka bën bashkë në tablo njerëzoren dhe hyjnoren.
Mos e humbisni këtë ekspozitë kaq të veçantë!

