Sikurse është njoftuar nga mediat, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar sot në Ballsh, Agron Kapllanaj si kandidat për kryetar të bashkisë Mallakastër.
Menjëherë ka reaguar dega e PD-së (Rithemelimi) e Mallakastrës, duke e konsideruar si një opozitë jo të vërtetë tubimin e sotëm.
Partia Demokratike e vërtetë nuk është ajo…
Demokratët e vërtetë, shqiptarët e vërtetë e shpëtuan nga agonia e vdekjes në të cilën e kishin çuar një grusht mafiozësh dhe interesaxhinjsh, në bashkëpunim me krerët e narkoqeverisë, shkruhet në statusin e postuar nga kjo degë.
Postimi i plotë:
Kjo eshte opozita e vertete.kjo eshte partia demokratike e ringritur.
Demokratet e vertete,shqiptaret e vertete e shpetuan nga agonia e vdekjes ne te cilen e kishin cuar nje grusht mafiozesh dhe interesaxhinjsh, ne bashkepunim me kreret e narkoqeverise.
Sot tek e shohin se si po merr fryme,e cliruar,e hapur per kedo,me e forte se kurre dhe me nje program shumeplanesh e gjitheperfshires,disa faqezinj pseudodemokrate ,te konsumuar,plangprishes e te pabese po perpiqen,mjerisht te pashprese ,te shqyejne prej saj ndonje degez e ta dobesojne.
Asnje demokrat i vertete qe e do Shqiperine dhe qe ka sadopak vizion nuk ka per te rene ne kurthin e tyre.
Demokratet e vertete,shqiptaret e vertete do qendrojne me vendosmeri dhe te bashkuar do te vazhdojne betejen per shpetimin e Shqiperise dhe shqiptareve.
Te gjithe te bashkuar per sfidat qe na presin.✌️✌️✌️


