Dhuna ndaj grave është shumë më gjerë se ajo e realizuar nga individë kriminelë, që pa dyshim duhen ndëshkuar rëndë.
Shumë më e dhimbshme dhe e rrezikshme është ajo, që realizohet nga rregjime, ideologji, mentalitete, impostime gjoja fetare fondamentaliste, radikale, ekstremiste.
Prandaj sot së pari duhet të përulemi me nderim e admirim përpara rezistencës, që po bëjnë gratë e Iranit, Afganistanit kundër atyre”rregullave” e ligjeve mizore ndaj tyre, që aplikojnë rregjimet e atyre vendeve.
Me luftën, që po bëjnë ato gra përballë keq përdorimit ekstrem të fesë, për t’i shtypur e përdorur si skllave ato.
Në fakt rregulla të tilla shtypëse e diskriminuese, siç është perdorimi i “burkës”, poligamia, mohimi i të drejtës për arsim, jetë sociale etj, takohen edhe në vende e shoqëri të tjera, duke përbërë një rrezik real me përhapjen e tyre, në emër të deformimit të fesë.
Shqipëria, fatmirësisht është një vend europian e perëndimor, ku të tilla ideologji represive gjejnë pak hapësira.
Megjithatë solidarizimi me luftën e atyre grave e pjesëve progresive të shoqerive në ato vende larg nesh, është jo vetëm një obligim moral.
Por është edhe një mënyrë parandalimi i përhapjes së të tilla fenomeneve në shoqërinë tonë, për sot dhe për nesër.
Prandaj krahas luftës së përditshme kundër krimeve ordinere ndaj gruas, nuk duhet të mos jemi sensibël dhe ndaj atyre dukurive.
Nuk mund të qëndrojmë indiferentë e të mos solidarizohemi me përpjekjet madhore që po bëjnë e do të bëjnë jo vetëm gratë kundër atyre “rregullave” mizore, që nën petkun e fesë kanë për qëllim të përvetësojnë shtypjet e diktaturat




