Brazili mundi mbrëmë 2 me 0 Serbinë në Botërorin e Katarit me dy gola të Richarlison.
Në çastin që lojtarët serbë kanë shkuar të përshëndesin tifozët e tyre, një tifoz i Brazilit rregjistrohet duke bërë shqiponjën.
Videoja është shpërndarë nëpër rrjetet sociale mes shqiptarëve në gjithë botën.
Veç këtij detaj, futbollistët serbë kanë bërë një nga skandalet e zakonshme të tyre pas ndeshjes së humbur me Brazilin. Ata shpalosën një flamur me ngjyrat e shtetit serb, teksa në të ishte harta e Republikës së Kosovës.
Përveç kësaj, i njëjti flamur është parë edhe në dhomën e reprezentacionit të Serbisë.
Në këtë flamur është mbishkrimi “Nema Predaje”, që në shqip bie “Nuk ka dorëzim”.
Ky gjest është thyerje e rregullave dhe pritet në vijim të shihet se çfarë qëndrimi do të mbajë FIFA ndaj këtij akti.


