Ekspertja e ekonomisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare Besa Manaj ka reaguar me një status të shkurtër, sot, mbasi u dha lajmi se PE nuk e konsideron nismën e “Ballkanit të Hapur” dhe anulimin e grantit financiar për Portin e Durrësit.
Manaj shkruan se, ju vunë limite autokracisë shqiptare dhe u dëshmua se Shqipëria s’ka rrugë tjetër veç Europës.
Ja shënimi i saj:
Vendimet e Parlamentit dhe Komisionit Europian kundër Open Balkan dhe aferës së Portit të Durrësit janë aktet që ndëshkojnë përpjekjet antieuropiane, bllokojnë interesat serbo-ruse, dhe mbi të gjitha i vënë limite autokracisë antishqiptare!
Vendosmëria Europiane për të ruajtur vlerat dhe sovranitetin politiko-ekonomik është sinjali dhe shpresa që rruga e Shqipërisë është vetëm Europa! 🇦🇱🇪🇺

