Tre lajme të mira për shqiptarët në këtë të enjte të fundit nëntori 2022, ditë e falenderimeve!
1. Parlamenti Europian ka miratuar mbrëmë një rezolutë në të cilën hedh në erë projektin serbo-rus të “Ballkanit të hapur” dhe thotë se çdo projekt që nuk vjen si nismë, nuk përkrahet nga të 6 vendet e Ballkanit perëndimor dhe nuk bazohet në parimet e BE-së, nuk mund të marrë përkrahjen e parlamentit europian. Gjithashtu kjo rezolutë i vendos kufirin e negociatave me BE- në Serbisë, për sa kohë Serbia nuk merr pjesë në sanksionet kundër Rusisë dhe thyen konsensusin e Bashkimit Europian.
2. Mbrëmë është arritur marrëveshja për targat midis Kosovës dhe Serbisë pas dështimit të bisedimeve në Bruksel mes KM Kurtit dhe Vucicit. Kjo marrëveshje e arritur me ndihmën dhe insistimin e SHBA-ve bën të mundur shmangien për momentin të tensioneve në veri të Kosovës. Edhe një herë SHBA-të i dhanë një leksion Vucicit se loja e shahut që ai u fotografua duke luajtur në Bruksel pas takimit me Borrel, përfaqësues i një shteti që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, ka edhe shah mat në fund! Gjithësesi me tej, Kosova nuk duhet të pranojë asnjë marrëveshje përfundimtare që nuk përmban njohjen reciproke nga Serbia.
3. Komisioni Europian ndërpret grantin 28 milionë Eur për Portin e Durrësit, duke qenë se marrëveshja e nënshkruar nga qeveria e Shqipërisë me Emiratet e Bashkuara bie ndesh me MSA-në dhe në këtë rast BE-në. Do të vinte kjo ditë kur Edi Rama nuk do të mund të luajë më me paratë e taksapaguesve të BE-së në kurriz të shqiptarëve. Ambasadorë të BE-së në Tiranë kanë dhënë informacione se porti i Hamburgut më i madhi ne Europë, ka dashur të marrë me konçension Portin e Durrësit dhe qeveria shqiptare që quhet Edi Rama, nuk e ka pranuar pasi përfitimi nga dubaizimi i Durrësit dhe lënia e Shqipërisë pa port tregëtar ka pasur përfitim shumë më të lartë personal!
Pritet një dhjetor i mirë për shqiptarët që janë dëshpëruar nga mjerimi, shpërngulja e orientuar me qëllim dhe pasiguria për jetën.
Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!
#6Dhjetor #shqipërianërrezik

