Kryeplaku i fshatit Frakull e Madhe në Fier tha se banesa ku u gjetën thasët me pleh kimik dhe kokainë është e ish-kryetarit të komunës Viktor Çervenakut.
“Thasët kanë pleh kimik. Mund të jenë nja 200 thasë dhe ishin përjashta. Kishte vetëm fishekë. Banesa është e Viktor Çervenakut. Mund të ishin nja 50 policë që erdhën. Nuk e di nga kishin ardhur thasët.
Ai është drejtor tani në bashkinë e Tiranës”- tha kryeplaku i fshatit.

