Replika dhe akuza të forta në seancën e sotme parlamentare.
Mbas fjalës së kreut të PD-së Sali Berisha ku hodhi akuza ndaj qeverisë për rastin e Portit të Durrësit.
Fill mbas fjalës së tij, ka ndërhyrë kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka thënë se “parafolësi vjen nga bota e përtejme”.
Këtij përcaktimi i është përgjigjur menjëherë ish kryeministri Berisha, i cili, duke ju drejtuar Ballës, i tha: Taulant ti ke porositur vrasjen e avokatit Ravik Gurra. Shpirti i tij nuk gjen qetësi derisa ti të paraqitesh në prokurori.

