Mësohet se një sasi prej 400 kg pleh kimik, por e përzier me kokainë u kap gjatë një operacioni të DEA-s amerikane në bashkëpunim me SPAK dhe policinë malazeze.
Ngarkesa e përzier (kokainë me pleh kimik) narkotike ka ardhur nga Mali i Zi drejt Shqipërisë.
Sikurse kemi njoftuar edhe më parë, janë arrestuar 15 persona.
Operacioni ka nisur që gjatë muajit korrik të këtij viti dhe të arrestuarit janë mbajtur nën vëzhgim gjithë këtë periudhë.
Në ambientet e përshtatura në laborator, në fshatin Fratar të Mallakastrës janë gjetur edhe 2 kallashnikov, një shotgun dhe një armë gjahu.

