Bashkimi Evropian ka mbajtur qëndrim të prerë në lidhje me projektin për Portin të Durrësit.
Përmes një njoftimi, BE-ja ka njoftuar se duke parë modifikimin e projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, ka vendosur të anuloi grantin prej 28 milionë eurosh që ishte vënë në dispozicion nga Fondi i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, me qëllim rikonstruksionin e Kalatave 1 & 2, në Terminalin Perëndimor të Portit.
“Si rezultat i modifikimit të projektit dhe ndryshimit të përdorimit të portit aktual, BE-ja ka anuluar grantin e mbetur të WBIF për investimin për projektin e mëparshëm të portit.
Ne jemi duke u konsultuar me përfaqësuesit e qeverisë edhe për prioritetet e investimeve.
Sa i përket marrëveshjes tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, BE-ja do të vazhdojë të monitorojë rëndësinë për MSA-në dhe pajtueshmërinë me të, në dialog me institucionet shqiptare”, thuhet në njoftim.

